Flick: Të fitosh kundër Real Madridit është diçka fantastike dhe e veçantë

Hansi Flick u shfaq i kënaqur dhe i qetë në konferencën për shtyp në Jeddah, pasi fitoi Superkupën e dytë të Spanjës si trajner i Barcelonës: “Jam krenar. Luajtëm mirë, e kontrolluam ndeshjen dhe zbatuam stilin tonë. Nuk ishte e lehtë, sepse ata kanë shumë cilësi, por pjesa e parë ishte fantastike”.

Flick vlerësoi mentalitetin e të tijve: “Kur sheh ekipin që lufton për klubin dhe tifozët duke dhënë 100%, është diçka madhështore. Fitorja ndaj Real Madridit është fantastike dhe e veçantë”.

Për Raphinha: “Ka mentalitet të jashtëzakonshëm, shumë dinamik dhe i jep intensitet ekipit. Goli i dytë i dha besim”. Për Eric Garcia: “Ka përmirësim të madh, mentalitet të mirë, luan në disa role dhe është lider i së ardhmes”.

Për sezonin: “Është ndryshe nga vjet, kam ndjesi shumë të mira. Ata që hynë si zëvendësues ndihmuan shumë; ky është shpirti i ekipit”. Ai lavdëroi edhe atmosferën në Arabinë Saudite dhe rikthimin e Ronald Araujo: “Është i rëndësishëm për dhomën e zhveshjes; jam i lumtur për të”.

 

The post Flick: Të fitosh kundër Real Madridit është diçka fantastike dhe e veçantë appeared first on Telesport.