Flick: Ta kemi në ekip një lojtar si Fermín është e pabesueshme

Hansi Flick doli para mediave pas ndeshjes, në një konferencë të shkurtër, për shkak të urgjencës logjistike për t’u kthyer shpejt në aeroportin e Santanderit, i cili bëri përjashtim që avioni i Barcelonës të nisej pa u zhvendosur në një qytet tjetër.

I pyetur për energjinë dhe ndikimin e Fermín, gjermani u shpreh: “Është shumë i veçantë. Më pëlqen shumë qëndrimi dhe dinamika e tij. Jep asistime, shënon gola dhe na ndihmon jashtëzakonisht”.

Për aktivizimin titullar të Joan García, trajneri tha: “Luajti sepse ne e vendosëm kështu dhe ishte vendimi i duhur”. Për më tej lë të hapur ndryshimet në portë në Kupën e Mbretit: “Në fund do të shohim se kush luan. Nuk kemi vendosur asgjë. Mund të ketë ndryshime, varet edhe nga lodhja”. Ai vlerësoi rritjen e nivelit në Kupë: “Rivalët i përballojnë këto ndeshje pa frikë. Janë të guximshëm dhe s’kanë çfarë të humbasin”.

Për dy golat e anuluar të Racing për pozicion jashtë loje, Flick theksoi rëndësinë e vijës mbrojtëse: “Është pjesë e lojës sonë dhe na ndihmoi të fitonim 2-0, pa pësuar”. Në fund, lavdëroi kundërshtarët: “Më ka surprizuar si mbronin; sulmojnë drejtpërdrejt dhe ushtrojnë presion të lartë. Është bukur t’i shohësh”.

The post Flick: Ta kemi në ekip një lojtar si Fermín është e pabesueshme appeared first on Telesport.