Hansi Flick foli në konferencë për derbin e sotëm në “RCDE Stadium”, duke konfirmuar se Olmo dhe Lamine janë gati. Ai lavdëroi Manolo González dhe shprehu besimin se tifozët e Espanyol do të sillen me respekt ndaj Joan García.
Për ndeshjen: “Së pari, gëzuar Vitin e Ri! Ndeshja është interesante. I uroj Manolos suksese, ajo që ka bërë është e jashtëzakonshme. Espanyol vjen nga pesë fitore radhazi, është agresiv dhe i rrezikshëm në tranzicion. Duhet të luajmë në nivelin më të lartë”.
Për derbin: “Është normale të jetë i nxehtë. Ata kanë besim dhe ushtrojnë presion. Ne duhet të ruajmë qetësinë dhe të luajmë futbollin tonë”. Për Joan García: “Do të jetë ndeshje speciale për të. E shoh në formë të mirë, ka besim dhe është skena ideale për ta treguar”.
Për Olmo dhe Yamal: “Të dy janë gati. Dani është rikthyer, edhe Lamine gjithashtu”. Për merkaton: “Na mungon edhe një lojtar në vijën e fundit, por nuk është e lehtë në janar”. Për Araújo: “Varet nga ai. Nuk është ende 100% fizikisht, por është i rëndësishëm për ne”. Për Barçën: “E dua jetën këtu, klubin dhe njerëzit. Gjithçka funksionon në mënyrë perfekte”.
The post Flick: Shpresoj që në derbi të sillen të gjithë në mënyrë të përshtatshme appeared first on Telesport.










