Hansi Flick foli pas lajmit të dëmtimit të Ter Stegen, duke shmangur detajet derisa të njihet shkalla e problemit: “Dua të pres dhe të shoh”. Për Raphinha, trajneri ishte i qartë: “Sinqerisht, nuk jam i kënaqur me këtë situatë, sepse është një lojtar shumë i rëndësishëm. Duhet të shohim çfarë duhet ndryshuar, çfarë duhet të ndryshojë ai”, duke theksuar se në këtë fazë të sezonit “na duhen të gjithë lojtarët në 100%”.
Flick vlerësoi Yamal: “Më pëlqen ta shoh duke shijuar futbollin”, si edhe Balde-n, të cilin e konsideroi “në nivel shumë të lartë” dhe kandidat për përfaqësuesen. Për Ferran Torres tha: “Është një lojtar fantastik”.
Sa i përket Rashford, nënvizoi se “ka ende shumë potencial për të treguar”. Mbi merkaton dimërore, u shpreh i kënaqur me grupin aktual. Për Ter Stegen përsëriti: “Më vjen shumë keq për të, por duhet pritur të zbulohet shkalla e dëmtimit”.
The post Flick për dëmtimin e Raphinha: Nuk jam i lumtur; diçka duhet të ndryshojë appeared first on Telesport.








