Trajneri i Barcelonës, Hansi Flick, i cili nuk do të jetë në stol ndaj Real Madridit, të dielën, për shkak të pezullimit, u shpreh shumë i kënaqur me performancën e ekipit ndaj Olympiacos. “Në fillim patëm disa probleme, por e merituam fitoren dhe jam i lumtur. Goli i Fermín na ndihmoi shumë, besimi që japin golat është pozitiv për javët e ardhshme”.
Gjermani lavdëruar Fermín për “hat-trick” e tij: “Është sensacional, i dinamizuar, i shpejtë, gjithmonë i rrezikshëm para portës, na jep atë që na duhet”. Flick nuk komentoi gjyqtarët, por foli për “El Clásico”: “Ky rezultat na jep besim për një ndeshje shumë të rëndësishme. Jemi optimistë, kemi rikuperuar lojtarë dhe mund të shkojmë atje e të fitojmë”.
Ai komentoi edhe gjendjen e Lamine Yamal, që nuk është 100%, pas problemeve me pubis: “Do të jetë një tjetër Lamine të dielën. Ka gjithmonë performanca të mira në ndeshjet e mëdha”. Flick lavdëroi gjithashtu Marcus Rashford, autor i 4 golave në Champions: “Po jep maksimumin, mund të luajë në pozicione të ndryshme, i shpejtë dhe me kombinim të mirë”.
The post Flick, pas 6-1 ndaj Olympiacos: Padyshim jemi të aftë të fitojmë edhe në “Bernabeu” appeared first on Telesport.