Flick nuk përmbahet, qorton të tijtë pas barazimit: Egoja e vret suksesin ekipor

Hansi Flick, pas barazimit të Barcelonës ndaj Rayo Vallecano, tha për DAZN: “Jam dakord me Yamal për mungesën e intensitetit, por kemi bërë shumë gabime. Në pjesën e parë mund të shënonim golin e dytë, ndërsa Rayo luajti në mënyrë fantastik. Nuk jam i kënaqur me ekipin, sepse humbëm shumë topa. Këtu është gjithmonë e vështirë, por duhet të luanim më mirë. Iñigo bën një punë të jashtëzakonshme me këtë skuadër.

Në kushte presioni duhet ta qarkullojmë më mirë topin. Ashtu si shkoi, duhet të jemi të kënaqur me një pikë. Nuk ka justifikime, e dini si jam. Duhet ta kontrollojmë më shumë topin dhe të kemi më tepër posedim, sepse ky është stili ynë. Intensiteti nuk ishte i mirë. Gjendja e fushës nuk ka të bëjë fare. “Normalisht, ekipet duhet të kenë të njëjtat kushte. Nuk e di pse nuk kishte VAR, por këto gjëra nuk janë puna ime.

Joan Garcia ka bërë një ndeshje fantastike. Është i shpejtë, i sigurt me dhe pa top. Sa mirë që e kemi në radhët tona, por duhet të flasim për ekipin, jo lojtarët individualë. Më e rëndësishmja është që kur të mbyllet merkatoja, të gjithë të jenë me ne. Sezonin e kaluar punuam si grup dhe gjëja më e rëndësishme është që të mos ketë ego, sepse egot vrasin suksesin e skuadrës”.

 

The post Flick nuk përmbahet, qorton të tijtë pas barazimit: Egoja e vret suksesin ekipor appeared first on Telesport.