Hansi Flick komentoi shortin dhe situatën e Barcelonës, duke theksuar vështirësinë e çdo kundërshtari: “Të gjitha ndeshjet janë të rëndësishme. Nuk festoj që nuk përballemi me PSG, duhet respektuar kundërshtari. Të gjithë duan të arrijnë finalen, edhe Newcastle dëshiron ta fitojë Champions-in. Të gjithë rivalët janë të vështirë”.
Për mungesat e Pedrit dhe Frenkie de Jong, trajneri u shpreh: “Të gjitha ekipet kanë probleme, edhe ne duhet t’i menaxhojmë. Kemi shumë cilësi në skuadër dhe opsione të ndryshme për të luajtur. E shoh si një mundësi që lojtarë të tjerë të kenë shansin e tyre, fokusohemi tek ata që kemi në dispozicion”.
Sa i përket raportit me Joan Laporta dhe arritjes së 100 ndeshjeve në stol, Flick tha: “Është një nder i madh ta arrij këtë shifër. Ishte një ëndërr ta stërvisja këtë klub dhe e shijoj çdo ditë me këta lojtarë. Nuk kam shumë kontakt me Laporta, sepse nuk është më president, por i uroj më të mirat”.
The post Flick: Nuk festoj që evituam PSG-në, shorti na vuri kundër një ekipi fantastik si Newcastle appeared first on Telesport.










