Marc Casado nuk ka më vend te Barcelona. Mesfushori difensiv nuk bën pjesë në projektin e Hansi Flick dhe pritet të alrgohet që në merkaton e janarit.
22-vjeçari ka luajtur pak minuta këtë sezon dhe nuk është se ka shkëlqyer. Në fakt, gjithmonë ka qenë një zgjidhje nga “halli”, aktivizimi i tij nga Hansi Flick, për shkak të mungesave.
Ndërkohë që e ardhmja e Marc Casado pritet të jetë te Chelsea. Enzo Maresca e pëlqen shumë mesfushorin difensiv dhe është gati t’i bëjë një vend në ekipin e tij. Marrëveshja mes palëve mund të mbyllet për shifrën 25 milionë euro.
Casado u përfol shumë edhe gjatë merkatos së verës së kaluar për një largim të mundshëm nga Barcelona, por në fund nuk ndodhi. Megjithatë, tani të gjithë janë të vetëdijshëm se për të nuk ka më vend te Barcelona, ndaj largimi është i pashmangshëm.
The post Flick nuk e do më, Chelsea gati të përfitojë nga rasti dhe të transferojë yllin e Barcelonës appeared first on Telesport.











