Largimi i Ingo Martinez dhe forma jo e mirë e Ronald Araujo, e kanë bërë me “dhimbje koke” Hansi Flick. Mbrojtja e Barcelonës këtë sezon, të paktën deri tani, ka shfaqur jo pak probleme.
Në këtë situatë, Flick ka kërkuar përforcime në mbrojtje dhe emri i parë i zgjedhur nga Flick është Marc Guehi. Qendërmbrojtësi anglez do të largohet si lojtar i lirë nga Crystal Palace në verën e ardhshme, pasi nuk ka pranuar të rinovojë kontratën.
Zgjedhja e Marc Guehi nuk është rastësi. Flick po kërkon një mbrojtës me personalitet, i “pakalueshëm” në duelet një me një dhe që ka aftësi lideri për mbrojtjen. “El Nacional” raporton se Barcelona do tentojë transferimin e Guehi që në merkaton e janarit, gjë që mund t’i interesojë edhe Crystal Palace, e vetmja mënyrë për të përfituar nga kartoni i tij, pasi largimi në qershor si lojtar i lirë është 100% i sigurt.
Megjithatë, Barcelona s’do e ketë aspak të lehtë, pasi për Marc Guehi ka interes thuajse nga të gjitha klubet e mëdha. Mbetet për t’u parë, cili prej tyre do bindë më parë anglezin.
The post Flick nuk duron dot më, kërkon transferimin e yllit të Premier League appeared first on Telesport.