Hansi Flick doli para mediave para udhëtimit drejt Guadalajara për nisjen e rrugëtimit në “Kupën e Mbretit”. Vëmendja ishte te Marc-André ter Stegen, tashmë i rikuperuar dhe pjesë e listës. Për portierin titullar, Flick tha: “Ende nuk e kemi vendosur. Të hënën ishte seancë rikuperimi, ditën e ndeshjes do t’ua komunikoj formacionin lojtarëve”.
Trajneri gjerman vlerësoi si Ter Stegen, ashtu edhe Szczęsny, duke theksuar se “Marc është një portier fantastik” dhe se “polaku ka luajtur shumë mirë sezonin e kaluar dhe këtë vit”. Megjithatë, Flick konfirmoi se “Joan Garcia është i përjashtuar nga kjo ndeshje dhe do të pushojë”.
Për të ardhmen e Ter Stegen, gjermani u shpreh: “Është vendimi i tij, e respektoj maksimalisht”. Sa i përket Kupës, ai paralajmëroi rotacione, por theksoi: “Këto ndeshje duhen fituar”. Për objektivat, ishte i qartë: “Tripleta është objektiv”, duke kujtuar se Kupa është konkurruese dhe kërkon kujdes maksimal.
The post Flick nis rrugëtimin në kupë, nuk fshihet: Objektivi ynë është tripleta sezonale appeared first on Telesport.










