Hansi Flick u shfaq shumë i kënaqur me paraqitjen e skuadrës në pjesën e dytë dhe rezultatin, duke iu dhënë lojtarëve një ditë pushimi. “E kanë merituar”, – theksoi. Pavarësisht sinjalit të fortë të Barcelonës në Europë, ai nuk e vendosi ekipin mes favoritëve: “Çerekfinalet do të jenë shumë të vështira, në Champions nuk ka asgjë të lehtë. Duhet të ecim ndeshje pas ndeshjeje”.
Për shqetësimet e Joan dhe Eric Garcia tha se “duhet të presim analizat, por nuk janë lëndime serioze”. Goli i Yamal para pushimit dhe nisja e pjesës së dytë ndryshuan rrjedhën e lojës: “Ishte një ndeshje e çmendur. Në pjesën e parë nuk ishim të saktë, humbëm shumë topa kundër një skuadre të shpejtë në kundërsulme”.
Fjalimi i tij në pushim ishte vendimtar: “U përmirësuam shumë, kontrolluam topin dhe luajtëm si donim. Kemi një skuadër të re, është fantastike si përmirësohet çdo ndeshje”. Lewandowski shënoi dy gola: “Ka shumë eksperiencë dhe në këto ndeshje është i pabesueshëm”.
Për penalltitë: “E gjuan ai që ndihet mirë, vendosin lojtarët mes tyre”. Për mbrojtjen: “Disa po luajnë shumë minuta, duhet t’i ruajmë. Duhet të përmirësohemi në mbrojtje, por në pjesën e dytë presioni ishte më i mirë”.
The post Flick: Në Champions nuk ka asgjë të lehtë, të ecim ndeshje pas ndeshjeje appeared first on Telesport.










