Flick: Na duhej të luftonim fort sezonin e kaluar, tashmë do të jetë edhe më e vështirë

Hansi Flick foli në konferencë për shtyp pas ndeshjes së parë miqësore të verës për Barcelonën ndaj Vissel Kobe, që përfundoi me fitoren 3-1 për katalanasit.

Për debutuesit: “Na janë bashkuar shumë lojtarë nga ‘La Masia’, ashtu si vitin e kaluar. Dro dhe Jofre kanë bërë shumë mirë. Qëllimi ishte që të gjithë të luanin nga 45 minuta, por Rashford nuk kishte bërë shumë stërvitje me topin. Gjithashtu donim që Gerard Martin të merrte disa minuta pas dëmtimit”.

Për numrin 1 të Joan García: “Kjo zgjedhje është vetëm për këtë turne. Pedri mban numrin 8, Lamine mbante 10”.

Për ndeshjen: “Ishte një ndeshje shumë e mirë, megjithëse në fillim nuk e dinim nëse do të vinim. 30 minutat e para ishin shumë të mira, pastaj bëmë disa gabime dhe humbëm kontrollin. Pjesa e dytë ishte fantastike. Dua të falënderoj Japoninë për mikpritjen, jam i lumtur. Luajtëm kundër një kundërshtari të mirë, me filozofi të mirë taktike”.

Për problemet me udhëtimin: “U informova një ditë më parë, gjatë darkës me stafin teknik. U habita, por ishte një vendim i klubit. Në fund morëm drejtimin e duhur dhe mundëm të luanim këtu”.

Për të ardhmen e Bardghji: “Varet nga ai, nëse luan mirë… Mund ta shohësh nivelin e tij në çdo stërvitje, si Joan García, Marcus Rashford… Duhet të përmirësohemi. Nuk do të jetë një sezon i lehtë për ne. As sezoni i kaluar nuk ishte i tillë, ndaj na duhej të luftonim për t’i fituar trofetë”.

The post Flick: Na duhej të luftonim fort sezonin e kaluar, tashmë do të jetë edhe më e vështirë appeared first on Telesport.