Flick me një “det” dyshimesh para “El Clasico”; 3 të përjashtuar, 3 në dyshim dhe 3 të sigurt

“El Clasico” e parë e sezonit mes Real Madridit dhe Barcelonës është afër, më 26 tetor në “Santiago Bernabéu”. Situata për blaugranët nuk është e favorshme, sepse kanë shumë lojtarë të lënduar dhe mungesa për shkak të “virusit FIFA”. Ter Stegen dhe Gavi mungojnë deri në fund të vitit për shkak të lëndimeve afatgjata, ndërsa Lewandowski është jashtë fushave për rreth një muaj, pas dëmtimit me Poloninë.

Në dyshim është Joan García, i cili mund të rikuperohet pas operacionit të meniskut (4-6 javë), ndërsa Dani Olmo, me dëmtim në soleus, e ka shumë të vështirë të bëhet gati për supersfidën në “Bernabéu”. Raphinha, me dëmtim në bicepsin femoral, mund të mungojë, ndërsa Ferran Torres mund të jetë i gatshëm, por pa rrezikuar.

Lajme pozitive? Lamine Yamal dhe Fermín pritet të rikuperohen për “El Clasico” në fjalë. Yamal pritet të ketë minuta nga stoli, ndërsa Fermín mund të startojë në ndeshjen e së shtunës ndaj Girona. Barcelona do të duhet t’i menaxhojë lojtarët e disponueshëm për ta përballuar sfidën ndaj Real Madridit me grupin e kufizuar.

The post Flick me një “det” dyshimesh para “El Clasico”; 3 të përjashtuar, 3 në dyshim dhe 3 të sigurt appeared first on Telesport.