Hansi Flick foli të shtunën, para seancës stërvitore në prag të ndeshjes së La Liga-s kundër Villarrealit, për qasjen e skuadrës në ndeshjen e fundit të vitit 2025. Trajneri gjerman konfirmoi se Pedri nuk do të jetë në “La Cerámica”, u shpreh i kënaqur me Laportën dhe tha se te Barça po jeton “një nga momentet më të mira të jetës”.
Ndeshja: “Çdo ndeshje është më e rëndësishmja…, luajmë kundër një ekipi të madh, me filozofi të qartë, futboll direkt dhe stil të mirë. Përgëzime trajnerit dhe ekipit rival”.
Pedri: “Jo, nuk do të jetë i disponueshëm, ka probleme në pulpën e këmbës. Mund të luajë, por rreziku është i lartë. Do të jetë gati kundër Espanyolit dhe për Superkupën”.
Viti personal 2025: “Ka qenë viti më i jashtëzakonshëm dhe më i suksesshëm për mua, por duhet të shohim përpara”. Për Lewandowski: “Është gati për të luajtur, i disponueshëm”.
The post Flick: Ka qenë viti më i suksesshëm dhe më i jashtëzakonshëm për mua appeared first on Telesport.














