Hansi Flick analizoi situatën te Barcelona dhe ndeshjen ndaj Athletic. Ai konfirmoi se Rashford ka temperaturë dhe nuk është stërvitur dy ditë radhazi, ndërsa Raphinha është rikthyer dhe do ta nisë nga stoli. Lamine Yamal është mirë nga pubalgjia dhe, sipas Flick, “ka punuar shumë fort, e ka menaxhuar mirë gjendjen”. Trajneri u shpreh entuziast për rikthimin në “Camp Nou”, duke thënë se “Athletic është një rival shumë i mirë”. Pra, e konsideron test të vlefshëm për formën e ekipit të tij.
Për çështjen e grumbullimeve, Flick theksoi se Barcelona dhe kombëtarja “kanë marrë vendimin e duhur” për Lamine dhe se lojtari është shumë i disiplinuar. Sa i përket Pedrit, rikthimi i tij mbetet i pasigurt: “Nuk e di nëse do të jetë gati për të martën”.
I pyetur mbi mundësinë për të trajnuar Lionel Messin, gjermani u përgjigj me të qeshur: “Pse jo? Messi është lojtari më i mirë i 10 viteve të fundit. Gjithmonë kam shijuar ta shoh duke luajtur. Kontrata e tij mbaron më 2028, ndërsa e imja më 2027 (qesh). Nuk varet nga unë”.
Mungesa e De Jong: “Kemi punuar për këtë, e dimë si duam ta zëvendësojmë. Do ta shihni të shtunën. Me De Jong është e njëjta situatë si me Pedrin. Janë lojtarë të mëdhenj dhe na japin siguri me topin, por nuk mund ta kemi në dispozicion asnjërin prej tyre”.
The post Flick joshet nga mundësia për ta trajnuar Messin: Pse jo? Megjithatë, nuk varet nga unë… appeared first on Telesport.











