Flick i sinqertë: Drejtimi i Barçës është nder i madh për mua, duam vetëm të fitojmë

Trajneri i Barcelonës, Hansi Flick, foli hapur për disiplinën, formën e ekipit dhe objektivat, duke treguar ndryshimin në menaxhimin e Barcelonës: “Vendosa të flas me kapitenët dhe ua lashë atyre vendimin. Që atëherë askush nuk ka ardhur me vonesë, ndaj besoj se morëm vendimin e duhur”.

Gjermani nuk e fsheh dëshirën për të vazhduar gjatë te katalanasit: “Pse jo edhe 100 ndeshje të tjera? Është një nder i madh ta stërvis Barcelonën, të gjithë duhet të jenë krenarë me këtë ekip”. Për formën fizike shtoi: “Jemi të përqendruar te përmirësimi dhe objektivat. Gjithmonë mund të bëjmë më të mirë”.

Edhe pse statistikat e tij pas 100 ndeshjeve janë më të mira se ato të Pep Guardiolës, Flick thekson: “Nuk i shoh statistikat. Në fund ka rëndësi të jesh i pari”. Para pauzës së kombëtareve, Barça ka 7 ndeshje, ndërsa trajneri paralajmëron: “Të gjithë kundërshtarët në Champions janë të fortë. Duhet t’i respektojmë”.

Për kundërshtarin e radhës në La Liga: “Nëse kujtojmë ndeshjen e fundit në Villarreal, patëm pak fat. Ata kishin kundërsulme shumë të mira, nuk duhet të bëjmë gabime të panevojshme dhe të luajmë me stilin tonë”.

The post Flick i sinqertë: Drejtimi i Barçës është nder i madh për mua, duam vetëm të fitojmë appeared first on Telesport.