Flick i pakënaqur: Nuk më pëlqeu ndeshja, do flas me lojtarët e mi

Barcelona e nisi sezonin e ri në La Liga, duke fituar 0-3 në transfertë ndaj Mallorca, në një ndeshje ku nuk munguan polemikat. Pavarësisht fitores, Hansi Flick është shprehur i pakënaqur me paraqitjen e të tijve në intervistën pas ndeshjes.

“Nuk më pëlqeu ndeshja. Ekipi im luajti me 50% të kapacitetit të tij dhe kjo nuk është e mundur. Duhet të flas me lojtarët. Pjesa jonë e dytë ishte e keqe. Nuk jam i lumtur. Duhet të jemi 100% të përqendruar. Nëse na krijohen raste për të shënuar, duhet t’i shfrytëzojmë”, tha Flick.

Gjithashtu trajneri gjerman pati dhe një koment mbi rastin e golit të dytë, ku lojtari i Mallorca-s ishte i shtrirë në fushë. “Gjithmonë i them ekipit se duhet të luajmë derisa gjyqtari ta ndalojë lojën. Derisa gjyqtari ta ndalojë lojën. Dhe sigurisht, ky është një vendim i gjyqtarit, dhe ne duhet ta pranojmë atë”, shtoi Flick.

The post Flick i pakënaqur: Nuk më pëlqeu ndeshja, do flas me lojtarët e mi appeared first on Telesport.