Flick i pakënaqur me krahët e mbrojtjes, Barcelona gati t’i plotësojë dëshirën me dy përforcime të bujshme

Barcelona ka shfaqur probleme serioze këtë sezon në repartin e mbrojtjes, si në qendër ashtu edhe në krahë. Për këtë arsye, por edhe për të rritur konkurrencën dhe sidoms për të patur një ekip të kompletuar në çdo aspekt, Hansi Flick ka kërkuar nga drejtuesit e klubit dy përforcime në mbrojtje: në krahun e djathtë dhe të majtë.

Edhe pse Jules Kounde dhe Eric García kanë performuar mirë në krahun e djathtë, asnjëri prej tyre nuk është një mbrojtës i plotë natyral, gjë që kufizon opsionet taktike në ndeshje të caktuara. Për këtë arsye katalanasit duan të sjellin një mbrojtës të djathtë me aftësi të mira mbrojtëse dhe sulmuese siç është Daniel Munoz i Crystal Palace. Klubi anglez kërkon 30-40 milionë euro për të lënë të lirë 28-vjeçarin.

Për krahun e majtë, katalanasit kanë zgjedhur një njohje të vjetër si Alejandro Grimaldo, pjesë e Barcelonës B për 4 vite, 2011-2015, sot luan te Bayer Leverkusen dhe ka treguar formë të qëndruueshme për disa sezone rresht.

Duke qenë se kontratamë klubin gjerman i skadon në vitin 2027, Grimaldo mund të transferohet te Barcelona verën e ardhshme për një shifër rreth 15 milionë euro.

The post Flick i pakënaqur me krahët e mbrojtjes, Barcelona gati t’i plotësojë dëshirën me dy përforcime të bujshme appeared first on Telesport.