Flick i guximshëm, barazon rekordin e tij të “La Masia” në formacionin titullar

Në ndeshjen e tretë të Champions League, Hansi Flick vendosi në formacionin startues 7 lojtarë nga akademia “La Masia”, për herë të parë këtë sezon. Ky është rast i ngjashëm si në sezonin 2024-2025, kur Barça luajti me shumë të rinj ndaj Athletic në La Liga, por kjo është hera e parë në Europë.

Flick tregon besimin te talentet e klubit dhe po iu jep mundësi të mëdha të rinjve në Europë. Të përfshirët në formacionin startues ndaj grekëve ishin Cubarsí, Eric, Balde, Casadó, Lamine, Dro dhe Fermín.

Gjatë sezonit, ndeshjet me më shumë të rinj ishin kundër Girona: 6 nga akademia (Cubarsí, Eric, Balde, Casadó, Lamine dhe Toni Fernández); kundër Levante: 5 nga akademia (Eric, Cubarsí, Balde, Casadó dhe Lamine).

🔴🔵 | 7 YJE TË “LA MASIA” SË BASHKU SI STARTUES 🤔
🎙 Hansi Flick e shpjegoi kështu vendimin: “E veçanta e ‘La Masia’ është se të gjithë lojtarët kanë një lidhje natyrale me njëri-tjetrin. Ju mund të shihni se ata janë të lidhur si familje. Kemi edhe lojtarë të lindur në vitin 2007, që luajnë së bashku që nga mosha shumë e re, kjo linjë lidhëse i ka ndihmuar shumë”.

The post Flick i guximshëm, barazon rekordin e tij të “La Masia” në formacionin titullar appeared first on Telesport.