Seanca video para stërvitjes së fundit të Barcelonës, përpara ndeshjes së kthimit të së mërkurës (18:45) ndaj Newcastle në Champions League, pas barazimit 1-1, zgjati më shumë se zakonisht, shenjë se kishte shumë detaje taktike për t’u analizuar, si presioni “një kundër një” i anglezëve që i vuri në vështirësi katalanasit në ndeshjen e parë.
“Ata ushtruan presion shumë lart në ndeshjen e parë, por edhe mbrojtën shumë mirë në një të tretën e fundit të fushës. Do të jetë një ndeshje e vështirë. Janë fizikisht të fortë dhe shumë të shpejtë në tranzicion. Duhet të bëjmë një ndeshje perfekte”, – deklaroi trajneri.
Gjermani pranoi: “Kemi folur për këtë. Duhet të luajmë me besim dhe kjo është e rëndësishme. Nëse luajnë një kundër një, duhet të kërkojmë hapësirat”.
Ky plan u pa edhe ndaj Sevilla, me lëvizjet në thellësi të Marc Bernal dhe Pedri. Trajneri blaugrana u shfaq optimist për Champions-in: “Ky është futbolli dhe shumë gjëra mund të ndryshojnë. Duhet të jemi pozitivë sepse kemi cilësi të mëdha si skuadër. Do të shohim nëse mund ta fitojmë Champions-in, por duhet të përmirësohemi”.
Flick: Nuk do të shkoj askund tjetër, Barcelona do të jetë puna ime e fundit
The post Flick i druhet presingut dhe fizikalitetit të Newcastle: Nëse luan një kundër një… appeared first on Telesport.










