Flick i alarmuar, kërkon përforcim mbrojtës në janar. Dy pista dhe një alternativë

Ka shqetësim te Barcelona. Alarm në mbrojtje pas dëmtimit të Araujos dhe ndalesës së gjatë të Christensen, që kanë futur në kaos projektin blaugrana. Sipas së përditshmes katalanase “SPORT”, trajneri Hansi Flick ka bërë të ditur se është i hapur për një përforcim në repartin difensiv nëse shfaqet ndonjë profil interesant, edhe pse kushtet ekonomike e vështirësojnë shumë zgjedhjen.

Shtypi i Barcelonës raporton se emrat aktualë nuk bindin dhe klubi ka vendosur të presë, me shpresën për të gjetur një “xhevahir” në formë huazimi para mbylljes së merkatos së janarit. Dëmtimi i pjesshëm i ligamentit të kryqëzuar të Christensen, me ndalesë mbi 4 muaj, i lejon klubit të përdorë 80% të pagës së tij deri në fund të sezonit. Drejtori sportiv Deco ka negociuar për verën me Nico Schlotterbeck dhe Marc Guehi, por gjithçka shtyhet në qershor 2026.

Si zgjidhje alternative, Barcelona po mendon për Marc Bernal, 18-vjeçarin që mund të luajë më shumë si mesfushor defensiv, duke zhvendosur Eric Garcia në qendër të mbrojtjes. Megjithatë, pa blerje, shqetësimet mbeten dhe Flick ia ka bërë të qarta klubit para pushimeve të Krishtlindjes.

 

The post Flick i alarmuar, kërkon përforcim mbrojtës në janar. Dy pista dhe një alternativë appeared first on Telesport.