Hansi Flick, trajner i Barcelonës, u shfaq i kënaqur për fitoren ndaj Celta Vigo, që e afron me titullin, por i trishtuar për dëmtimin e Yamal, një incident që njollosi suksesin. Në fund të ndeshjes tha: “Jemi të lumtur. Kemi vuajtur shumë sot, sepse Celta luan shumë mirë, por morëm tri pikët që kërkonim”.
Ai shtoi: “Pjesa e dytë ishte shumë e vështirë, por e rëndësishme është fitorja. Pësuam dy dëmtime që ndikuan te loja. Luftuam bashkë si ekip, luajtëm mirë në pjesën e parë, pa humbur topa të lehtë. Mund të bëjmë shumë më mirë sepse kemi cilësi”.

Flick u shpreh i indinjuar për anulimin e golit të Ferran Torres: “Goli i dytë, ai i Ferran, nuk është jashtë loje. Dua të ma shpjegojnë. Nuk është jashtë loje. Nuk e kam parë aksionin, por pamjen”.
Ai pranoi se ekipi ra në fillim të pjesës së dytë: “Ishim shumë të lodhur, duhej ta kontrollonim ndeshjen. Na presuan lart, me shumë intensitet. Celta mbrohet shumë prapa dhe nuk është e lehtë të krijosh raste ndaj saj”.
Për dëmtimin e Yamal: “Duhet parë nesër çfarë ndodh. Do të kemi një prognozë të qartë. Çfarë të vijë, duhet ta pranojmë. Nuk është e lehtë. Është për të ardhur keq”. Për Joao Cancelo: “Shpresoj të mos jetë i rëndë dëmtimi i tij”.
The post Flick, gëzim dhe hidhërim bashkë: Ajo që ndodhi me Yamal është për të ardhur keq appeared first on Telesport.









