Gavi është rikthyer më në fund në fushë me Barcelonën, pas më shumë se 6 muajsh mungesë për shkak dëmtimi, duke rikthyer emocione të forta te tifozët blaugrana. Mesfushori i ri spanjoll tregoi për rrugën e gjatë të rikuperimit: “Ishte shumë e vështirë, shumë më e komplikuar se herën e fundit. Kam vuajtur shumë dhe procesi i përditshëm ishte i dhimbshëm. Ajo që po ndiej tani është unike, jam vërtet i lumtur”.
Për marrëdhënien me trajnerin Hansi Flick, Gavi shprehu mirënjohje të madhe: “Ky rikthim i ngjan atij të mëparshmit dhe Flick ka qenë gjithmonë pranë meje si një baba. Më ka ndihmuar gjithmonë dhe më ka dhënë besim, e kam ndier këtë dhe jam shumë i lumtur për të. Shpresoj të qëndrojë gjatë”.
Pavarësisht mungesës së gjatë, ai theksoi: “Do të jem gjithmonë i njëjti, jam kështu që kur kam lindur. Është mënyra ime për të konkurruar, gjithmonë kam dhënë gjithçka dhe do të vazhdoj ta bëj për gjithë jetën”.
Talenti i Barcelonës mendon tashmë për ndeshjet e ardhshme: “Na presin kundërshtarë të vështirë, por tani të përqendrohemi te Newcastle United, që e presim këtu në shtëpi”.
The post “Flick është si një baba, më ka ndihmuar gjithmonë. Kam vuajtur shumë, tani jam i lumtur” appeared first on Telesport.










