Flick: 3 lojtarë të dëmtuar brenda një jave është e tepërt, do të flasim me stafin mjekësor

Një emergjencë e pafundme dëmtimesh. Barcelona po paguan një çmim të lartë nga lëndimet, ku dy më të fundit erdhën në sfidën e kthimit të Kupës së Mbretit, atë fituar 3-0 ndaj Atletico Madrid. Bëhet fjalë për Jules Koundé dhe Alejandro Baldé (ky i fundit e kishte zëvendësuar francezin vetëm pas pak minutash).

Trajneri Hansi Flick është dukshëm i shqetësuar nga kjo situatë. Lista e mungesave po rritet: Frenkie de Jong dhe Robert Lewandowski ishin tashmë jashtë, ndërsa Gavi dhe Andreas Christensen kanë qenë jashtë për ca kohë.

Kemi dy lëndime të tjera dhe kjo nuk është normale. Duhet të flasim me mjekët dhe stafin mjekësor për të kuptuar se çfarë po ndodh dhe për të gjetur zgjidhje. Gjërat duhet të përmirësohen. Nuk mund të lejojmë që tre lojtarë të lëndohen vetëm brenda një jave”, tha Flick.

Pavarësisht vështirësive, Flick mbrojti vendimin për ta mbajtur Pedri në fushë, pavarësisht se ai nuk ishte në formën e tij më të mirë: “Sigurisht, ishte një rrezik, por ai luajti shumë mirë dhe na shpëtoi në kundërsulm. Ai është një lojtar kyç për ne dhe jam i lumtur që nuk pati probleme.”

Prioriteti i Barçës tani do të jetë menaxhimi i krizës së dëmtimeve dhe përgatitja për ndeshjet e ardhshme, duke u përpjekur të shmangë mungesat e mëtejshme të rëndësishme.

The post Flick: 3 lojtarë të dëmtuar brenda një jave është e tepërt, do të flasim me stafin mjekësor appeared first on Telesport.