“E vura re në një rrugicë shumë të ngushtë, në qendër të Regensburgut”. Për mikrofonin e “Tuttosport” flet Detlef Staude, atëherë drejtor i të rinjve te SV Sallern dhe zbuluesi i Kenan Yildiz: “Merr me kickboxing dhe nuk donte të luante futboll. E takova disa javë më vonë dhe në fund u bind, ndryshoi mendje”.
Cilësitë e numrit 10 aktual të Juventusit qenë të dukshme që në fillim: “Që në momentet e para u bë një nga më të mirët e të rinjve, – vazhdon Staude, – ishte e qartë shpejtësia e tij, edhe në vëzhgimin e situatave të lojës. Dhe pastaj kishte gjithmonë dëshirë të përmirësohej. Për shembull, pas stërvitjes bënte gjithmonë nga dy ose tri xhiro rreth fushës së madhe, me dëshirën e tij”.
Ishte e pamundur të kuptohej që në fillim se deri ku do të arrinte (“fëmijët duhet të kënaqen, dhe pikërisht këtë i thashë”), por në fund të sezonit të parë nisën provat, që do ta çonin në akademinë e Bayern Munich.
Po tani, deri ku mund të arrijë? Nuk mund ta parashikoj të ardhmen. Juve është një klub i madh, nuk është e nevojshme të largohet, të paktën jo vetëm për një rrogë më të madhe. Duhet të pyesë veten se çfarë është më e mira për të dhe për të ardhmen e tij. ‘Topi i Artë’? Gjëja e mrekullueshme e futbollit është të qenurit sport skuadre, por po, ai i ka cilësitë për ta fituar”.
The post Flet zbuluesi i Yildiz: Merrej me kickboxing, mezi e binda të luante futboll… Po, mund ta fitojë “Topin e Artë” appeared first on Telesport.