Flet motra e njërit prej të plagosurve: Ja e vërteta e konfliktit mes dy familjeve në Prishtinë

Ndërkohë që Policia e Kosovës ka thënë se ende nuk dihen motivet që çuan deri te ngjarja e rëndë në lagjen “Mati 1” në kryeqytet, dëshmitarët thonë se aty janë përfshirë familjet Rafuna dhe Mehmeti.

Rafuna dhe Mehmeti kanë banuar në të njëjtën ndërtesë, në katin e parë, ka bërë të ditur motra e njërit prej të plagosurve.

Pronari i pronës së ndërtesës, po sipas dëshmitarëve, janë familja Rafuna dhe Mehmeti, ndërsa ndërtues kompania Royal.

Sipas tyre, këto dy familje nuk kanë pasur probleme më herët, por dyshohet se konflikti për pronë ka çuar deri te ngjarja tragjike.

Ndryshe, policia ka konfirmuar për një të vdekur si pasojë e të shtënave me armë të sotme, ndërsa tre të tjerë janë të plagosur.

Në QKUK nuk kanë konfirmuar vdekjen e njërit nga të plagosurit, ku mjekët kujdestarë thanë për media se kanë pranuar katër persona me plagë të marra, ku gjendja e njërit prej tyre është e rëndë.

Fokusi.info ka siguruar videon nga momenti kur dorasi ka qëlluar me plumba viktimat në Lagjen e Spitalit: