Flet i moshuari që bëri bujë dje, demanton të gjithë

Asllan Hajrës, të moshuarit që iu publikuan pamje iu ofrua trajtim, qëndroi në korridor sepse nuk pati ku të shkojë.
Ky i moshuar në këtë video të publikuar një ditë më parë, është Asllan Hajra nga Mitrovica.
Ai këtu duket se është në gjendje jo të mirë shëndetësore, ndërsa gjendej në Qendren Emergjente në QKUK.
E kjo video nxiti reagime të mëdha në publik, për trajtim jo adekuat të këtij të moshuari nga stafi mjekësor i QKUK-së.

Por, e vërteta rreth kësaj ngjarje duke se është më ndryshe.

Hajra ka thënë se mori trajtim.
“Jo ka thanë doktori ktu jo, po urgjent me cu në Prishtinë.. shkova, ma kanë marr gjakun, ma kanë ba EGK-në, unë s;mujsha me nejt, kisha problem me frymëmarrje…, m;thane krejt mire mire aparatat, ata thojshin mirë po unë s’jam mirë…”
Pasi trajtimit në emegjencë, atij ju kërkua të vazhdojë trajtimin në shtëpi.
“U myt tuj thirr mjek, thirr ata thirr kta, po kërkush s’mur masa… ka ardh sigurimi m’ka thanë dil prej ktu. I kom thanë s’kam ku me shku, unë jam i Mitrovicës ku me shku pare s’kam…m’kanë qit n’koridor, osht ni fjalë e keqe, si qenin…”
Ai, u kontrollua edhe nga kardiologu që e mjekon zakonisht, e nga i cili po ashtu u lirua. Nga Klinika e Kardiologjisë, ai u dërgua në shtëpi.
“Ai rojtari e ka thirr policinë, policia ka ardhë,. M’kanq qit te kombistat, e kanë pagu kombin edhe kom ardhë në Mitrovicë”.
Edhe në Klinikën Emergjente, në kuadër të QKUK-së, pohojnë se Hajra mori trajtim.
“Ka marrë trajtim, edhe në kirurgjinë abdominale, është liruar për trajtim të mëtutjeshëm në shtëpi…”, ka thënë Basri Lenjani, drejtor i Klinikës Emergjente
Ndërkohë, Hajra, i cili është ekonomist i diplomuar dhe për vite kishte punuar në bankë, tani jeton i vetëm dhe pa asistencë sociale. Ai jeton në një dhomë moteli, të cilën disa kushërinj ia kanë ofruar për strehim.
“Socialin e kanë nal, jom shkuj jom anku…m’kanë thanë shko në Prishtinë, kam shku në Prishtinë, m’kanë thanë jena të lidht me Mitrovicë…”
Në Komunën e Mitrovicës i është thënë televizionit Hajra nuk është lajmëruar në Drejtorinë e Mirëqenies Sociale me një kërkesë të tillë.
Nazan Kerveshi, drejtoreshë në këtë drejtori është deklaruar e gatshme që të bashkëpunoj për këtë rast. Ajo kërkon që Asllan Hajra të paraqitet me vajzën e tij në drejtori, në mënyrë që të rregullohen dokumentet dhe i njëjti të marrë pension. /Periskopi/