Një protestë e banorëve të fshatit Koshtovë të komunës së Mitrovicës ka eskaluar pasditen e së enjtes.
Banorët e këtij fshati kishin dal të protestojnë duke kërkuar që deponia në këtë fshat të mbulohet nga kompania “Uniteti”.
Nuk shkoi shumë gjatë dhe drejtori i kësaj kompanie Gazmend Morina ka thënë për Ballkani.info se banorët i janë vërsulur keq gjatë protestës në këtë fshat.
“Fillimisht në u treguam banorëve që deponia do të mbulohet, por kjo nuk mund të bëhët në vikend. Edhe pas sqarimit tonë ata nisën të sulmojnë dhe mu vërsulen direkt mua”, pohoi Morina.
Sipas Morinës banorët e Koshtovës që kishin dal në protestë sulmuan atë një truproje të tij dhe dy zyrtarë policorë.
Për Ballkani.info foli edhe zëdhënësi i policisë së Mitrovicës Avni Zahiti.Ai tha së gjatë kësaj proteste janë lënduar 6 persona.
“Jemi duke i intervistuar dy dëshmitar të rastit”, pohoi Zahiti.
Banorët e Koshtovës së Mitrovicës janë ankuar edhe më parë se kompania e pastrimit “Uniteti” nuk po e mirëmban deponinë andaj sipas tyre ajo po kundërmon vazhdimisht.