Flasin nga QKUK për gjendjen e të plagosurit në Pejë

Personi që u plagos sot në Pejë pritet t’i nënshtrohet një intervenimi kirurgjik.

Doktoresha Dafina Basholli tha se gjendja shëndetësore e tij është stabile.

“Gjendja e tij është stabile. I kemi marrë të gjitha masat mbrojtëse që i njëjti, pas disa ditësh, t’i nënshtrohet edhe operacionit në Klinikën Ortopedike”, tha ajo për Klan Kosovën.

Ndërsa drejtori i Emergjencës, Naser Syla, tha për Express se viktima do të transferohet në Klinikën e Ortopedisë.

“Është duke u trajtuar në QE, janë kry ekzaminimet e nevojshme dhe konsultat, gjendje stabile , do të transferohet në Klinikën e Ortopedisë për trajtim të metutjeshëm.”