Ambasada e Kosovës në Bern ka njoftuar se ka ulur në gjysmështizë flamurin e Kosovës në ambasadë në nderim të viktimave që humbën jetën tragjikisht në një bar në Crans-Montana të Zvicrës.
Në një njoftim të mëhershëm, ambasada tha se “për momentin nuk ka informata që ka të përfshirë shtetas kosovarë në mes të viktimave apo të lënduarve”.
Zjarri përfshiu barin në orët e para të Vitit të Ri, duke lënë të vdekur rreth 40 persona dhe duke lënë të lënduar 115 të tjerë.










