Një zjarr i përmasave të mëdha është regjistruar pasditen e kësaj të diele në fshatin Zgërdhesh. Mësohet se flakët e zjarrit kanë përfshirë një sipërfaqe prej 4 hektarësh me pisha.
Duke qenë se flakët po përhapen me shumë shpejtësi për shkak se po ndihmohen nga era, në vendngjarje kanë shkuar forca të shumta zjarrfikëse, përfshirë edhe ato që ishin pushim këtë të diel.
Megjithatë, forcat zjarrfikëse po punojnë me pompa shpie pasi ndërhyrja me mjete është e pamundur për shkak të terrenit të vështirë.
Dyshimet paraprake janë se zjarri ka qenë i qëllimshëm.