Fjalët e fundit të babait të Thaçit para se të ndërronte jetë (VIDEO)

Haxhi Thaçi, babai i ish-presidentit Hashim Thaçi, ndërroi jetë në QKUK, ku po trajtohej për shkak të gjendjes së rëndë shëndetësore.

Dy ditë para se të ndërronte jetë, Hashim Thaçi e vizitoi atë me leje të dhënë nga Gjykata Speciale.

Sipas gazetarit Faton Mehmeti, fjalët e fundit të Haxhi Thaçit ishin, se vizita e tij ishte medikamenti më i mirë, njofton Klankosova.tv.

“Ky ka qenë ilaçi im më i mirë dhe unë nuk pranoj më medikamente, sepse medikamenti më i mirë për mua erdhi dhe pothuajse jam shëruar”, tha Mehmeti, në emisionin “Kosova Today” në Klan Kosova.

Ndërkohë, mjekët kishin konstatuar se i ndjeri ishte në momentet e fundit të jetës.