Pas fitores në shtëpi kundër Luksemburgut, trajneri i Gjermanisë, Julian Nagelsmann, tha: “Jo gjithçka ishte perfekte. Ishim të vendosur mirë, por me dominimin që kishim duhej të shënonim më shumë gola. Epërsia numerike nuk na ndihmoi, sepse fusha u bë më e ngushtë. Ishte një fitore e merituar dhe na duhej. Më pëlqeu që e rimerrnim shpejt topin, kështu nuk na duhej të ndërtonim vazhdimisht nga mbrapa.
Pas minutës së 70-të e mbajtëm topin shumë gjatë, ritmi i pasimeve u rrit dhe gjërat u përmirësuan. Serge Gnabry ishte shembull sot, si në kundërsulme, ashtu edhe në kthimin në mbrojtje, gjë e nevojshme edhe kundër Luksemburgut. Lojtarët e Bayernit dhe Dortmundit formojnë dy blloqe të forta, ndihmon shumë kur luajnë bashkë në klub”.
Për ndeshjen e radhës: “Irlanda e Veriut është e vështirë për t’u përballur, luan me shumë topa të gjatë, që janë të vështirë për t’u mbrojtur. Është e vështirë t’i shtypësh lart, sidomos para tifozëve të vet”.
The post Fitorja nuk e kënaq Nagelsmann: Jo gjithçka ishte perfekte, duhej të shënonim disa gola më shumë appeared first on Telesport.