Fitorja 5-1 e Liverpool në Champions League ndaj Eintracht Frankfurt i dha fund serisë së tyre prej katër humbjesh, por pati një kosto të lartë për “reds”, pasi Alexander Isak dhe Jeremie Frimpong pësuan lëndime.
Isak u nxor jashtë loje në pushimin e pjesës së parë për shkak të një problemi në ijë, ndërsa fillimi i ngadaltë i sezonit për mbrojtësin e djathtë Jeremie Frimpong vazhdoi pasi ai u përjashtua për “disa javë” për shkak të një dëmtimi në kofshë.
Trajneri Arne Slot shpreson që Isak të mos ketë një dëmtim të rëndë: “Le të shpresojmë se nuk është aq keq, por ai duhej të largohej nga fusha sepse ndjeu shqetësime në ijën e tij”.
“Shumë njerëz donin që unë ta aktivizoja më shumë dhe na u desh të gjenim ekuilibrin. Për fat të keq ai u dëmtua, por le të shpresojmë për më të mirën. Isak dhe Etikite janë dy lojtarë që zakonisht shënojnë shumë gola”, shtoi Slot.
“Kur erdhi në klub, mezi ishte stërvitur. Kështu që e çon hap pas hapi përpara dhe pastaj mendon se duhet të ketë një moment ku ai mund të luajë dy herë në javë. Këtë sezon kemi qenë të pafat që na duhet të luajmë tre herë në shtatë ditë”, shtoi trajneri holandez.
Në fund, trajneri i “reds” komentoi: “Shpresoj se nuk do të jetë aq keq, sepse nëse ai është jashtë për disa javë, kjo do ta kthejë atë përsëri në gjendjen fillestare. Pra, le të presim”.
The post Fitorja në Champions lë pasoja te Liverpool, ylli i skuadrës dëmtohet dhe rrezikon një pushim të gjatë appeared first on Telesport.