Njohësi i çështjeve politike, Fatos Lubonja ka komentuar procesin zgjedhor të 28 dhjetorit në Kosovë, dhe rezultatin e partive, duke vënë theksin në fitoren e Vetëvendosjes dhe liderin e kësaj partie, Albin Kurtin.
Lubonja, në vlerësimin e tij, tha se fitoren e Kurtit e sheh me ‘’më shumë mëdyshje’’ duke thënë se ai sheh ‘’rrezik të autoritarizmit në Kosovë’’.
Ai, po ashtu deklaroi se nevoja është për demokraci si dhe për rotacion, duke thënë se çështja e diskutimit duhet mbi atë ‘’një parti që bëhet parti shtet dhe një rotacion’’, tha ai në një intervistë dhënë për KTV’në.
‘’U përmendur një, rreziku i autoritarizmit, besoj se fitoren e VV’së tani e kam parë me mëdyshje pa qenë partizan as i opozitës, tani kam më shumë mëdyshje pikërisht për shkak se shoh një rrezik të autoritarizmit në Kosovë, që është jo punë e mirë sepse në fund fare kemi shumë nevojë për demokracinë dhe për rotacionin, dhe çështja nuk duhet ngritur lider karizmatik versus lider i tjetër më pak ose më shumë karizmatik, por më shumë një lider, një parti që bëhet parti shtet dhe një rotacion, pra nganjëherë kur një lider qëndron gjatë në pushtet, tani nuk është rasti i Kurtit mund të themi sepse ai ka të drejtë të paktën deri në 8 vjet të qeverisi, por këto prirje unë i shikoj’’, ka thënë ai.










