Fitorja e pestë rresht, “hirushja” Lens vazhdon të surprizojë në Ligue 1 (video)

Lens vazhdon të surprizojë Francën këtë sezon. Ekipi i drejtuar nga Pierre Sage ka marrë fitoren e pestë rresht, soti duke fituar 1-2 në transfertë ndaj Nantes. I zaonshmi Florian Thauvin shënoi me kokë në minutën e 33-të, pas krosimit perfekt të Aguilar.

Në minutën e 38-te vjen barazimi nga vendasit, të cilët gjetën golin pas një penalltie të fituar për faull brenda zonës. Youssef El Arabi gabon nga penalltia, por tregohet i vëmendshëm dhe shtyn në rrjetë topin e kthyer mbrapsh nga pritja e portierit të Lens, Risser. Pjesa e parë mbyllet me shifrat 1-1.

Goli i fitores së madhe për Lens do të vinte në minutën e 80-të, ku Wesley Said do të shënonte pas krosimit që mori nga Udol. Lens fiton 1-2 dhe kryeson me 34 pikë pas 15 javësh.

Vendi i dytë mbahet nga PSG me 30 pikë, parizienët ndeshen në darkë me Rennes në “Parc des Princes. Ndërkohë, Marsille u mund dje 1-0 nga Lille dhe të dyja ekipet ndajnë vendin e tretë dhe të katërt me nga 29 pikë.

SHIKOGOLAT

The post Fitorja e pestë rresht, “hirushja” Lens vazhdon të surprizojë në Ligue 1 (video) appeared first on Telesport.