Juventusi ka marr një fitore të rëndësishme në kampionat ndaj Veronas me rezultat 2-0 në kuadër të javës së 27-të në Serie A.
Pas eliminimit nga Liga e Kampionëve dhe Kupa e Italisë, Zonja e Vjetër u përballë me mllefin e tifozëve për një sezon të dështuar deri më tani.
Juventusi e nisi fuqishëm ndeshjen duke radhitur rastet me Federico Gattin, Kheprem Thuram dhe pastaj shënoi një gol më Ëeston McKennien, por që u anulua.
Portieri i Veronas, Lorenzo Montipo, ishte në formë të lartë, pasi priti bukur edhe dy gjuajtje radhazi të Manuel Locatellit.
Verona shënoi me Tomas Suslov, por që ishte pozitë jashtë loje, në kohën shtesë të pjesës së parë.
Kur Juventusi nuk arrin të shënojë pas shumë rastve, bie në lojë dhe kjo ndodhi edhe me Veronan, pasi krijonte aksione, por raste të mira jo.
Ndeshja u zhbllokua në minutën e 73-të, kur Khephren Thuram përfitoi nga një asistim i Andrea Cambiasos për të shënuar për 1-0.
Locatelli u ndeshj me Montipon edhe në minutën e 83-të, kur portieri bukur priti gjuajtjen e tij.
Teun Koopmeiners gjeti golin e qetësisë për Juventusin në minutën e 90-të për 2-0.
Deri në fund nuk kishte gola të tjerë dhe Juventusi mori fitoren e pestë me radhë në kampionat, që e ngjitë në vendin e katërt me 52 pikë, gjashtë më pak se lideri Inter që ka 58 pikë.