Verona-Inter sot ishte ndeshja e luajtur në mesditë në Serie A, e mbyllur me rezultatin 1-2 për ekipin mik.
Pjesa e parë u duk sikur do të finalizohej totalisht në favor të zikaltërve, të cilët interpretuan më mirë lojën dhe prodhuan mjaft raste shënimi.
Sidoqoftë, kjo nuk ishte transfertë e lehtë për skuadrën e Interit, e cila arriti të menaxhojë lojën mjaft mirë, por nuk shkëlqeu në mbrojtje.
Golin e avantazhit e shënoi i pari në minutën 16-të mesfushori Zielinski me asist nga Calhanoglu. VIDEO E GOLIT
Vendasit u përpoqën të ngushtonin disavantazhin disa herë, kryesisht me lojë nga krahët, por pa sukses. Goli i barazimit u shënua në të 40′ nga sulmuesi Giovane me asist nga Orban. VIDEO E GOLIT
Pjesa e dytë pati relativisht të njëjtin ritëm, por pa rrjeta të prekura deri në minutën e 94-t. Vendasit mbrojtën mirë, por në fund pësuan me autogol nga Frese.
Fitore e vështirë, por tri pikë që në këtë fazë vlejnë jashtëzakonisht shumë për Interin.
The post Fitore në frymën e fundit, Interi triumfon falë një autogoli në Verona appeared first on Telesport.










