Álvaro Arbeloa theksoi rëndësinë e tri pikëve të fituara me shumë vuajtje në Vigo dhe bëri të qartë se do të luftojnë për titullin në La Liga. Ai falënderoi lojtarët që, pavarësisht mungesave, vendosën të ishin të pranishëm në këtë ndeshje. Për lojën e ekipit: “Kemi luajtur për të fituar, çka është ajo për të cilën luan Real Madridi dhe ajo që donim të bënim”.
Për Pitarch: “Duhet t’i japim shumë merita për mënyrën si ushtron presion, si e mbron topin dhe gjithmonë kërkon opsionin më të mirë. Lëviz shumë dhe është dinamik. Duhet ta vlerësojmë më shumë akademinë tonë, emra si Palacios, Manuel Ángel, Gonzalo… Këtu vijnë më të mirët, por duhet të kemi besim tek akademia”.
Për Mendy: “Vjen pas një ndalese të gjatë dhe shumë muajsh pa garuar. Morëm një rrezik sepse nuk doja të luante 90 minuta, por ndeshja e kërkoi. Me të është më e lehtë që Real Madridi të fitojë”. Për titullin: “Sigurisht që do të luftojmë. Çdo ndeshje do të jetë betejë më vete”.
Për Güler: “Nuk besoj se ka trajner që i ka dhënë më shumë minuta se unë. Jam shumë i kënaqur me të”. Për fitoren: “Është shumë e rëndësishme sepse na bën të përgatitemi ndryshe për ndeshjen me Manchester City”.
The post Fitore në “frymën e fundit”, Arbeloa: Nuk dorëzohemi, luftë deri në fund për titullin appeared first on Telesport.










