Fitore në frymën e fundit! Araujo shpëton Barcelonën kundër Gironës

Barcelona fiton në frymën e fundit në një prej ndeshjeve më delikate të sezonit, kundër Gironës.

Skuadra e drejtuar nga Hansi Flick mori tri pikët e radhës në La Liga me fitore 2-1, pas një goli të shënuar në sekondat e fundit nga Araujo.

Edhe pse me Lamine Yamal të rikthyer, katalanasit vuajtën për këtë fitore. Goli i Pedrit në minutën e 13-të u “anulua” shumë shpejt me barazimin e miqve 7 minuta më pas, kur Witsel shënoi golin e barazpeshës.

Barcelona, gjithsesi, nuk u dorëzua. E shtoi ritmin në pjesën e dytë, sidomos me sulmet intensive nga krahët. Në fund, Araujo u bë shpëtimtar dhe i dha skuadrës një fitore shumë të rëndësishme. Gjithsesi, duket qartë se Barcelona këtë sezon ka probleme.

 

The post Fitore në frymën e fundit! Araujo shpëton Barcelonën kundër Gironës appeared first on Telesport.