Liverpool ka fituar 3-2 ndaj Atletico Madridit në ndeshjen e parë në Champions League. Të kuqtë shënuan dy gola të shpejtë për 2 minuta brenda 6 minutave të para. Fillimisht në minutën e 4-të, Andy Robertson shënon nga goditja e dënimit, i ndihmuar edhe nga devijimi i murit mbrojtës të Atletico-s. Dy minuta më pas, Salah dyfishon shifrat. Egjiptiani futet bukur në zonë dhe pas merr një top nga Gravenberch e dërgon atë në rrjetë. Atletico ngushton shifrat në shtesën e pjesës së parë, një kombinim i bukur mes Raspadorit dhe Llorente, ky i fundit dërgon topin në rrjetën e Alisson.
Pjesa e parë mbyllet 2-1 për të kuqtë. Goli i barazimit për miqtë në pjesën e dytë do të vinte në minutën e 80-të. Marcus Llorente këtë herë do të shënonte një gol në kufijtë e zonës së rreptësisë. Goli i fitores së madhe për Liverpool do të vinte nga Van Dijk në minutat shtesë. Holandezi shënoi me kokë pas krosimit në zonë nga goditja e këndit.
Bayern ka fituar 3-1 ndaj Chelsea-s në “Allianz Arena” në një sfide spektakolare të luajtur në Munich. Vendasit kanë kaluar fillimisht në avantazh falë një autogoli, ku padyshim merita ishte e Michael Olise.
Francezi futi një top të fortë nga krahu brenda në zonë, aty ku Trevoh Chalobah u tregua i pavëmendshëm dhe pas topi u përplas me të përfundoi në rrjetë, në minutën e 20-të.
Pesë minuta më pas, Harry Kane dyfishon shifrat nga pika e bardhë e penalltisë, e fituar nga vetë ai, pasi u pengua brenda zonës nga Moises Caicedo. “Blutë” reagojnë direkt dhe ngushtojnë shifrat me golin e Cole Palmer. Anglezi shënoi pas një kundërsulmi të shpejtë të “Bluve” dhe kombinimit me Joao Pedro-n. Pjesa e parë mbyllet 2-1 për bavarezët. Në minutën e 62-të, Harry Kane shënon golin e dytë personal për këtë takim dhe të tretin për Bayern. Në fund të kohës së rregullt, Cole Palmer do të gjente rrjetën, por goli u anullua nga ndërhyrja e VAR për pozicion të parregullt. Bayern fiton 3-1.
The post Fitore me “zemër” e Liverpool në frymën e fundit, Bayern nuk e llogarit Chelsea-n (video) appeared first on Telesport.