Skuadra e PSG fitoi 2-1 ndaj Paris FC në derbin e kryeqytetit francez, sukses që vjen 47 vite nga sfida e fundit mes këtyre dy skuadrave. Një fitore e vështirë për kampionët e Francës dhe të Europës.
“E kishim vlerësuar si duhet, pasi e denim që do të ishte një ndeshje e vështirë. Patëm një pjesë të parë të mirë, me shumë raste, por shënuam vetëm një gol. Në pjesën e dytë, pati më shumë probleme dhe bëmë gabime”, tha Luis Enrique, trajneri i PSG.
Më tej, ai shtoi: “Duhet ta rishikoj ndeshjen. Nuk po bënim presion të mirë. Kishim më pak kontroll të lojës. Jam shumë kërkues ndaj lojtarëve të mi. Gjithsesi, rezultati është gjëja më e rëndësishme. Të fillosh vitin 2026 me një fitore ishte thelbësore”.
“Në këtë moment të sezonit është jetike të kemi të gjithë lojtarët përsëri në dispozicion. Duhet të rifitojmë formën tonë teknike dhe fizike. Gjatë disa javëve të ardhshme, shpresoj t’i kem të gjithë përsëri”, tha spanjolli.
Në fund, një koment për Dembele: “Kjo është ajo që presim. Ishte ndeshja më e mirë e Ousmane këtë sezon. Ai është rikthyer në formën e tij më të mirë. Është e rëndësishme të menaxhosh kohën e tij të lojës”.
The post Fitore e vështirë në derbi, por Enrique vlerëson 3 pikët: Rezultati është gjëja më e rëndësishme appeared first on Telesport.










