Fitore e jashtëzakonshme nga Como, Roma “viktima” e radhës (video)

Como ka marrë fitoren e katërt rresht në Serie A, sot duke mundur 2-1 Romën, në sfidën e vlefshme për javën e 29-të. Verdhekuqtë e nisin shumë mirë takimin, duke fituar penallti në minutën e 7-të, pas një kontakti brenda në zonë mes Lorenzo Pellegrini dhe Diego Carlos. Arbitri drejton gishtin nga pika e bardhë, Donyell Malen tregohet i saktë. Pjesa e parë mbyllet 0-1 për Romën.

Në pjesën e dytë erdhi përmbysja e madhe e vendasve. Në minutën e 59-të, i zakonshmi Anastasios Douvikas i futur si zëvendësues në pjesën e dytë, gjen golin pas një asisti mjeshtëror të Alex Valle. Në minutën e 64-të, gjërat vështirësohen akoma edhe më shumë për Romën, pasi mbetet me 10 lojtarë. Wesley Franca merr kartonin e dytë të verdhë dhë lë fushën e lojës.

Në minutën e 79-të, pas një aksioni të gjatë dhe disa tentativave rresht, ishte Diego Carlos në fund që dërgoi topin në rrjetë dhe i dha avantazhin Como-s. Rezultati final 2-1. Como mban vendin e 4-të me 54 pikë, Roma mbetet në vendin e 6-të me 51 pikë.

SHIKOGOLAT

The post Fitore e jashtëzakonshme nga Como, Roma “viktima” e radhës (video) appeared first on Telesport.