Manchester United ka fituar në minutat e fundit të ndeshjes kundër Crystal Palace me rezultat 2:3.
“Djajtë e Kuq” rikthyen gjithçka në favor teksa po humbisnin 2-0.
Luhej minuta e 11-të e takimit, kur Christian Benteke dhuroi një top për Andros Townstend, i cili shënoi një supergol për 1-0 dhe dërgoi skuadrën e tij në pushim me epërsi.
Në pjesën e dytë, kur pritej që “Djajtë e Kuq” ta kthejnë rezultatin, ndodhi e kundërta, vendasit shënuan përsëri.
Ishte mbrojtësi Patrick van Aanholt, i cili shënoi për 2-0 pas një goditje dënimit të nisur shpejt nga Crystali.
Megjithatë, Unitedi arriti të kthehet në lojë dhe të shënoj tre gola për të fituar ndeshjen.
Fillimisht ishte mbrojtësi Chris Smalling, i cili shënoi me kokë në minutën e 55-të për 2-1, ndërsa Romelu Lukaku u përkujdes të barazoj rezultat në minutën e 76-të në 2-2.
Kur pritej ndeshja të përfundonte ishte Nemanja Matic, i cili shënoi në minutat e fundit për fitoren dhe rezultatin përfundimtar 2-3.
Manchester United ka rrëmbyer vendin e dytë pas kësaj fitore dramatike me 62 pikë të grumbulluara, 16 më pak se lideri, Manchester City.