Agim Aliu, kryetari aktual i Ferizajt, ka dalë i pari në zgjedhjet e 12 tetorit, duke rrëmbyer mbi 56% të votave.
Në një intervistë për Klan Kosova, Aliu thotë se ka qenë i pritshëm ky rezultat.
“Ka qenë e pritur. Në fakt është pritur për shkak të punës, angazhimeve, takimeve, dhe pritjeve të qytetarëve. Dua t’i falënderoj të gjithë”, u shpreh Aliu.
I pari i Ferizajt po ashtu tha se ka qenë fitore edhe numri i ulëseve në Kuvendin e Komunës, e që sipas tij, ky ka qenë njëri prej qëllimeve të fushatës elektorale për zgjedhjet lokale.