Mbërritja e Gigio Donnarumma shënoi largimin e Ederson nga Manchester City. Portieri brazilian, një nga figurat kryesore në epokën më të suksesshme të këtij klubi, u transferua te Fenerbahçe.
“Arrita në Manchester tetë vjet më parë plot shpresë, por nuk mund ta kisha parashikuar një kohë kaq të mrekullueshme së bashku“, shpjegoi portieri 31-vjeçar në lamtumirën e tij për klubin anglez.
“Kemi fituar gjithcka së bashku, ndaj ndihem i lumtur dhe krenar që kam qenë pjesë e kësaj skuadre, të atyre trofeve. Tani më pret një aventurë e re, që shprespoj ta nderoj ashtu si kam bërë gjithnjë”, tha Ederson.
The post Fitoi gjithçka me Manchester City, portieri Ederson i jep lamtumirën: Kohë e mrekullueshme së bashku appeared first on Telesport.