Fitoi 4-0, Kompany i pangopur: Mund të kishim shënuar më shumë gola ndaj Club Brugge

Falë një paraqitjeje plot stil dhe besim, Bayerni mori fitore bindëse 4-0 në shtëpi ndaj Club Brugge, në fazën e grupeve të Champions League, të mërkurën, duke zgjeruar serinë pozitive të jashtëzakonshme me 12 fitore në 12 ndeshje konkurruese këtë sezon.

Vincent Kompany tha: “Ishte një paraqitje e mirë. Ndoshta mund të kishim shënuar më shumë gola, por e mbajtëm portën e paprekur. Në përgjithësi dhuruam një performancë shumë të mirë në shtëpi. Për më tepër, disa nga lojtarët e rinj treguan se mund të na ndihmojnë këtë sezon, kjo ishte e rëndësishme.

Për ndeshjet e ardhshme kemi kundërshtarë të mëdhenj si PSG dhe Arsenal, por duam ta fitojmë çdo ndeshje. Rruga drejt raundit tjetër nuk është e lehtë, e dimë mirë. Tani duhet të vazhdojmë të marrim pikë, në kampionat, kupë dhe Champions. Fituesi i Champions League do kohë për t’u vendosur. Për ne, rëndësi ka të përparojmë, kjo është detyra”.

The post Fitoi 4-0, Kompany i pangopur: Mund të kishim shënuar më shumë gola ndaj Club Brugge appeared first on Telesport.