Kyle Walker ka shprehur se fitimi i Ligës së Kampionëve me Milanin do të ishte një “ëndërr që bëhet realitet”.
Ylli anglez që ka 93 ndeshje për kombëtaren, u bashkua me Milanin me huazim dhe me opsion blerje nga Manchester City të premten dhe u paraqit për konferencën e tij të parë për shtyp të hënën pasdite.
Walker ishte në tribunat e San Siro për ndeshjen kundër Parmës gjatë fundjavës dhe potencialisht mund të bëjë debutimin e tij në Serie A në derbi kundër Interit këtë javë.
“Natyrisht, unë fola me Zlatanin (Ibrahimoviç), ai më shpjegoi shumë gjëra, më tregoi për gjërat e mëdha që po përpiqemi të arrijmë këtu. Folëm për Superkupën, e cila ishte një fillim i mirë. Nuk është perfekt për sa i përket kampionatit, por ka ende një shans për në Ligën e Kampionëve. Shpresoj të jap kontributin tim me përvojën dhe udhëheqjen time dhe të ndihmoj Milanin të kthehet aty ku dëshiron të jetë” .
“Të fitosh Ligën e Kampionëve do të ishte një ëndërr që bëhet realitet: Unë e kam provuar atë në një finale të madhe me Man Cityn”, ka thënë Walker.
Walker iu përgjigj në mënyrë të zgjuar kur iu sugjerua se mund të ketë një klauzolë bonus në kontratën e tij për Ligën e Kampionëve.
“Nuk ka rëndësi, bonusi i vërtetë është të fitosh Ligën e Kampionëve. Unë luaj futboll për shkak të pasionit dhe dua të fitoj këtu me Milanin”, nënvizoi ai.