Falja e namazit të Fitër Bajramit është mbajtur në orët e hershme të mëngjesit edhe në Xhamia e Madhe e Prishtinës.
Oborri dhe hapësirat përreth xhamisë u mbushën me besimtarë të të gjitha moshave, të cilët me përkushtim morën pjesë në faljen e namazit të Bajramit, transmeton Klankosova.tv.
Gjatë Hytbes së Bajramit, Myftiu Naim Tërnava përcolli mesazhe për rëndësinë e ruajtjes së vlerave të Ramazanit, duke theksuar solidaritetin, ndihmën ndaj atyre në nevojë dhe forcimin e lidhjeve familjare e shoqërore. Ai u bëri thirrje besimtarëve që të vazhdojnë rrugën e mirësisë dhe përkushtimit edhe pas përfundimit të muajit të agjërimit.










