Fisnik Asllani e ka vlerësuar si eksperiencë të veçantë dhe emocionuese pas dy ndeshjeve që zhvilloi me Kosovën.
Kosova i mori katër pikë të rëndësishme, për të barazuar me Slloveninë, e pastaj mposhti Suedinë falë golit të Asllanit.
Qendërsulmuesi ka dhënë një intervistë për faqen zyrtare të Hoffenheimit, ku komentoi dy ndeshjet e Kosovës.
“Mendoj se ishte një eksperiencë shumë e mirë që patëm me ekipin kombëtar. Shumë e veçantë dhe emocionuese. Mendoj se për të gjithë vendin ishte një ditë shumë e bukur dhe jemi thjesht shumë të lumtur si shkoi”.
Ndërkohë, i pyetur për bashkëpunimin me dy yjet e Hoffenheimit Albian Hajdari e Leon Avdullahu, Asllani shtoi se njihen mjaftë mirë prandaj edhe e kanë të lehtë të merren vesh.
Sigurisht, ne e njohim njëri-tjetrin shumë mirë nga klubi. Është shumë e lehtë edhe për ne, sepse ne e kuptojmë njëri-tjetrin mirë.
Këtu kalojmë shumicën e kohës me njëri-tjetrin dhe pastaj bëjmë të njëjtën gjë me ekipin kombëtar”, nënvizoi Asllani.
Asllani ndërkohë pritet të jetë titullar edhe në sfidën e radhës të Hoffenheimit kundër St.Paui.
The post Fisnik Asllani tregon emocionet e pabesueshme pas golit më të bukur në Suedi! appeared first on Telesport.